Edhe pse nuk ka asnjë të ndaluar, policia dhe Prokuroria janë të bindura
se atentati i të mërkurës në Tiranë, ndaj biznesmenit Armando Ceka dhe
dy të punësuarve të tij, lidhet me borxhet që ai u kishte marrë të
tjerëve.
Pas dhjetëra të shoqëruarve,
hetuesit përveçse po i pyesin, po grumbullojnë po ashtu informacion me
marrëdhëniet që ai kishte me sipërmarrës të tjerë, veçanërisht atyre që u
kishte marrë borxhe, shuma e të cilave në një rast, sipas burimeve
jozyrtare shkonte deri në 800 mijë euro.
Por prokurorët po
dokumentojnë edhe konfliktet më qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë
denoncuar në polici më herët për shitje të dyfishta të apartamenteve, ku
në Prokurorinë e Tiranës, për këto raste janë të regjistruara tre
procedime penale ndaj Armando Cekës për veprën penale të mashtrimit.
Policia thotë se qytetarët kanë patur konflikte me biznesmenin, edhe
për mospërfundim të investimeve, për të cilat ai u kishte marrë para
disa shtetasve. Por, nuk përjashtohet edhe mosmarrëveshjet e tjera, që
pritet të jenë të dokumentuara të bazë të dëshmive të marra nga të afërm
të Cekës.
Prokuroria vijon të besojë se objektivi i
atentatit ka qenë 33-vjeçari Ceka dhe jo dy të punësuarit e tij, Artur
Sharra, që e shoqëronte si truproje dhe Julian Çela që kishte pak kohë
që ishte punësuar si shofer. Ky i fundit, një i ri i diplomuar si
jurist, por që për shkak se nuk po gjente punë kishte pranuar të ishte
shoferi i biznesmenit Ceka.
Një
ditë pas atentatit, objekti dykatësh vijon të konsiderohet vendngjarje
për hetuesit, të cilët vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar me shirita të
gjithë perimetrin e godinës. Banorët e rrugës "Budi" tregojnë se
Armando prej kohësh kërkohej nga qytetarë të shumtë, me të cilët ai
kishte probleme. Madje, ata kujdeseshin që ai të mos e parkonte makinën
përpara pallateve apo lokaleve të tyre, pasi i trembeshin ndonjë
atentati, sikurse edhe ndodhi.
No comments:
Post a Comment