Friday, February 28, 2014

500 gramë tritol për Xhabaftin

500 gramë tritol për Xhabaftin
28/02/2014


Baki Xhabafti 39 vjeç, u vra nga shpërthimi i një sasie prej 500 gramë tritol, të vendosur poshtë sediljes së shoferit, masë e cila u  aktivizua me anë të një telefonate.

Ky eshte mekanizmi i perdorur serish per te kryer nje ekzekutim me anë të shpërthimit, qe perveç eliminimit te objektivit, sipas Prokurorise ka sjelle serisht perhapje te panikut ne popullate dhe ka rrezikuar edhe jeten e personave te tjere. Ky eshte konkluzioni paraprak i grupit te hetimit pas kqyrjes se vendngjarjes. Ndersa jane radhitur disa pista, ku me e rendesishmja duket se eshte pista e hakmarrjes.

Nuk ka ende prova konkrete qe do te mund te hidhnin drite mbi autoret e vrasjes. Prokuroret shprehen se autori apo autoret kane ndjekur me kujdes levizjet e Xhabaftit, i cili u vra jo shume larg baneses se tij, por prokuroret nuk dine te shpjegojne se per ku ishte duke udhetuar viktima.

Deri me tani grupi i hetimit ka mbledhur te dhena per profilin e viktimes, nje 39-vjeçar nga Selita e Tiranes, pronar i disa pikave te shitjes se pjeseve te kembimit e po ashtu pjese e fisit te Xhabafteve, qe gjate viteve te fundit jane perfshire nje sere ngjarjesh kriminale me nje tjeter fis, duke shenuar shume viktima në të dyja palët. Megjithate prokuroria thote se nga verifikimi paraprak, rezulton qe viktima nuk ka depozituar asnjehere ndonje kallëzim te mundshem.

Nderkaq edhe per zbardhjen e ngjarjes tjeter ne rrugen "Budi" ku me ane te shperthimit te telekomanduar te nje sasie tritoli mbeten te plagosur tre persona, prokuroria po vijon me pyetjen e deshmitareve dhe te te afermve te biznesmenit, Armando Ceka.

No comments:

Post a Comment