Thursday, August 28, 2014

Dukagjin, edhe 1.350 rrënjë të asgjesuara

Në Dukagjin vijon aksioni anti-kanabis i forcave të policisë, të cilat deri në orët e mbrëmjes së të enjtes kanë asgjesuar plot 1.350 rrënjë narkotike. 

Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, bimët narkotike ishin mbjellë në pesë parcela, në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur në komunën Pult.

Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Policisë së Shkodrës njoftoi se kishte bërë ndalimin e shtetasit Mhill Demaj, 57 vjeç, banues në fshatin Grunë e Re, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë me detyrë kryeplak i 

fshatit Bruçaj, komuna Pult, nuk kishte kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë, deri në mesditë ishin arrestuar tre persona që akuzohen se qëlluan me armë zjarri ndaj policisë në ditët e para të ndërhyrjes së saj në zonën e Dukagjinit për asgjesimin e lëndëve narkotike.

Në 7 ditë operacion në zonat e thella, policia ka gjetur dhe asgjesuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, një sasi e ngjashme kjo me atë të kultivuar në Lazarat dhe të shkatërruar nga policia.

Tuesday, March 4, 2014

Putin: S’kemi ndërhyrë në Krime

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se ende nuk është e nevojshme për të dërguar trupa ruse në Ukrainë, por ai nuk e ka përjashtuar këtë si opsion. 

“Rusia ka të drejtën të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur qytetarët e saj në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës.

Putin e cilësoi rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych në Kiev si “një grusht shteti anti-kushtetues dhe marrje ushtarake e pushtetit”. “Militantët futën vendin në kaos. Nacionalistët dhe anti-semitët ukrainas mbushën rrugët e Kievit dhe qyteteve të tjera”, tha shefi i Kremlinit.

Ai theksoi se, nëse populli rusisht-folës në lindje të Ukrainës do të kërkojë ndihmë nga Rusia, atëherë Moska do t’u përgjigjet atyre. “Në Krime, persona pro-rusë të armatosur dhe civilë kanë rrethuar bazat ushtarake ukrainase, jo ushtarët rusë”, nënvizoi Putin.

Ai u shpreh më tej se zoti Yanukovych kishte rënë dakord me kërkesat e opozitës dhe insistoi se ai është ende presidenti legjitim i Ukrainës. “Ka vetëm tre mënyra ligjore për të larguar një president: vdekja, dorëheqja personale ose dërgimi në gjyq”, deklaroi sërish Putin.

Yanukovych fluturoi në Rusi dhe shefi i Kremlinit tha gjatë konferencës për shtyp se, “Nuk mendoj se ai ka një të ardhme politike”. “Rusia e ka ndihmuar atë vetëm për arsye humanitare, sepse ndryshe do ta kishin vrarë”, theksoi Putin.

Ndërsa lidhur me samitin e grupimit G8, që është parashikuar të mbahët në Soçi, por që fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë, presidenti rus u shpreh edhe më i prerë, duke lënë të kuptohet se ky samit nuk i intereson shumë. "Askush nuk është i detyruar të vijë", tha ai.

Më herët, presidenti Vladimir Putin urdhëroi kthimin në bazat e përkohshme të forcave ruse të angazhuara në stërvitjet ushtarake të nisura më 26 shkurt, në rajonet perëndimore dhe qendrore të Federatës Ruse.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit direktivat u dhanë nga presidenti, në cilësinë e komandantit suprem, pasi u informua mbi përfundimin pozitiv të manovrave ushtarake.

Gazprom anulon uljen e tarifave për Ukrainën

Duke filluar nga muaji prill, Rusia do të anulojë uljen e çmimit të gazit që i mundësoi në dhjetor Ukrainës e që ka bërë të ulet çmimi i metanit nga 400 ne 268.5 dollarë për 1 mijë metër kub.

Lajmin e ka bërë të ditur administratori i Gazprom, Alexei Miller. Gjiganti rus i gazit ka propozuar që Kievit t'i mundësohen 2 ose 3 miliardë dollarë për blerjen e gazit.

Kompania ka nënvizuar se Ukraina i detyrohet Rusisë 1.53 miliardë dollarë për metanin dhe që për të cilin dje në Kiev deklaruan se nuk janë në gjendje të paguajnë borxhin.

SHBA pezullojnë marrëveshjet ushtarake 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha lidhjet ushtarake me Rusinë, përfshirë stërvitjet dhe takimet dypalëshe, ka njoftuar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. 

Pezullimi është vendosur pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, edhe pse Departamenti i Mbrojtjes ka interes në marrëdhëniet ushtarake me Rusinë, ka thënë Kirby. 

"Këto interesa janë për të përforcuar transparencën, për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe për të reduktuar rreziqet. Sanksionet ndaj Rusisë do të vijnë me siguri brenda javës", ka shtuar zëdhënësi. 

Rusia: Sanksionet, heqim dorë nga dollari

Më herët gjatë ditës, Moska kërcënoi Perëndimin, e në veçanti Shtetet e Bashkuara, me anti-sanksione. “Nëse SHBA do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, atëherë Moska do të detyrohet të heqë dorë nga dollari për valuta të tjera dhe të krijojë sistemin e vetë të pagesave”, deklaroi këshilltari ekonomik i Kremlinit, Serghiei Glaziev, i cituar nga agjencia “Ria Novosti”.

Por vetëm pak momente më vonë Moska u tërhequ nga kjo deklaratë. Një zyrtar i lartë i presidencës ruse tha se, deklarata përbën opinionin personal të këshilltarit Glaziev dhe jo qëndrimin e Kremlinit.

“Me siguri, Glaziev ka dhënë versionin e tij personal si akademik dhe jo si këshilltar i presidencës”, tha zyrtari sërish për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.

Tymoshenko: Lufta ndryshon botën

Ndërkohë, ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko ka dhënë për gazetaren e CNN intervistën e parë që pas lirimit nga burgu, ndodhur më 22 shkurt. Më e vendosur se kurrë, Tymoshenko ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe që të mos qëndrojnë indiferente.

“Ukraina është një hap larg luftës dhe nëse do të lihet vetëm dhe do t’i dorëzohet Rusisë, atëherë nuk do të ndryshojnë vetëm politika dhe jeta në Ukrainë, por edhe politika dhe jeta në të gjithë botën”, ka thënë Tymoshenko.  

Sunday, March 2, 2014

Lufta po afron...!!

KRIZA UKRAINASE: Tradheton admirali Denys Berezovsky, shefi i marines ukrainase. "BBC" konfirmoi se Berezovsky i eshte betuar per besnikeri qeverise satelite ruse te Krimese, duke braktisur radhet e ushtrise ukrainase. Nje goditje e rende per moralin e nje vendi qe mund te pergatitet te zhvilloje nje lufte difensive, ndersa raportimet e fundit flasin se Rusia ka nen kontroll te gjithe Krimene dhe po perforcon pozicionet e saj ne kufirin ndares midis Krimese dhe pjeses tjeter te Ukrainse. Kryeministri i Ukraines, Alexey Yatsenyuk ka bere thirrje qe te bojkotohen te gjithe urdherat e qeverise provizore te Krimese

Balle per balle

Disa të dhëna për forcën e ushtrive ruse dhe ukrainase Numri i forcave tokësore aktive Ukraina: 57 mijë Rusia: 395 mijë Forcat ajrore (personeli) Ukraina: 41 mijë Rusia: 160 mijë Flota detare (personeli) Ukraina: 15 mijë Rusia: 133 mijë Të aftë për të mbajtur armë Ukraina: 11,1 milionë banorë Rusia: 69,1 milionë banorë Tanke Ukraina: 642 Rusia: 12 500 Mjete të blinduara Ukraina: 2 065 Rusia: Mbi 16 mijë Helikopterë Ukraina: 72 Rusia: Mbi 840 Gjuajtës Ukraina: 210 Rusia: Mbi 1 800 Bombardues Ukraina: 36 Rusia: 177 Raketa (balistike) Ukraina: 716 Rusia: Mbi 5 700 Raketa me mbushje bërthamore Ukraina: 0 Rusia: Në gatishmëri 350, në rezervë mbi 10 mijë (me reze të ndryshme veprimi)

Thirrja e MPB: Tërhiqni pasaportat, në të kundërt asgjesohen

Thirrja e MPB: Tërhiqni pasaportat, në të kundërt asgjesohen
Pëlqej
 
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar përdokumente identiteti në vitin2011">2011 dhe 2012">2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për ti tërhequr ato është muaji muaji shtator, në të kundërt këtodokumente do të asgjesohen.

MB sqaron se në zbatim të kontratës konçesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike një dokument i patërhequr brenda një viti bëhet i pavlefshëm.

"Dokumentat e prodhuara nga viti 2011">2011 dhe 2012">2012 dhe të patërhequra nga përfaqësitë konsullore të Shqipërisë në Greqi (Athinë dhe Selanik), Itali (Romë dhe Milano) dhe SHBA(Nju Jork) do të asgjesohen . Dokumentat e lëshuara në vitin vitin 2011">2011 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Qershor 2014, në qendrën e Personalizimit në kompaninë Aleat sh.p.k., ndërsa ato të lëshuara në vitin 2012">2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014." thuhet në njoftimin e MPB-së.


























Rritet numri i divorceve në Tiranë, psikologët: Problem shqetësues




Në një prononcim për Ora-News, ajo shprehet se procesi i ndarjes së prindërve e vështirëson gjendjen emocionale të fëmijës, ndërsa shton që nëna ka rolin vendimtar për t’ia komunikuar atë.

Mosha më e prekur ndaj proceseve divorcuese të prindërve, thekson sociologia,Entela Binjaku është ajo 10 deri në 12 vjec, ku dhe vështirësia e pranimit të zgjidhjes së martesës është akoma dhe më e lartë.
Në një prononcim për Ora-News, ajo shprehet se procesi i ndarjes së prindërve e vështirëson gjendjen emocionale të fëmijës, ndërsa shton që nëna ka rolin vendimtar për t’ia komunikuar atë.

Mosha më e prekur ndaj proceseve divorcuese të prindërve, thekson sociologia,Entela Binjaku është ajo 10 deri në 12 vjec, ku dhe vështirësia e pranimit të zgjidhjes së martesës është akoma dhe më e lartë.
Sipas sociologes Entela Binjaku, zgjidhjet e martesave janë një problem shqetësues jo vetëm për shoqërinë pasi ato prekin drejtpërsëdrejti fëmijët, të cilët e vuajnë më shumë ndarjen e prindërve.

Friday, February 28, 2014

Ukrainian ex-leader Viktor Yanukovych vows fightback


Viktor Yanukovych has vowed to fight for Ukraine, in his first public appearance since being ousted as president last week.
Speaking in Russia, he said he was "not overthrown" but was compelled to leave Ukraine after threats to his life.
In the latest flare-up, Ukraine accused Russian troops of seizing two airports in Crimea - charges denied by Moscow.
Russian President Vladimir Putin has called for a rapid return to normality in Ukraine.
Mr Putin spoke to Western leaders to emphasise "the extreme importance of not allowing a further escalation of violence", the Kremlin said.

Analysis

The picture being presented from Moscow is that events in Crimea are spontaneous - the natural response of local Russian speakers who felt threatened by the new Kiev government.
How far the Kremlin is pulling the strings behind the scenes is hard to know. Certainly it is not being admitted openly. But there are signs the Russian government is hardening its stance.
The question for President Putin is how far he can push it without risking a full scale confrontation with the West.
Maybe he thinks he can have it both ways - encourage more Crimean autonomy but stop short of secession; criticise the new Kiev government but avoid a full break in relations; and try to unnerve Ukraine's young government by heavy-handed manoeuvres on the border without actually invading.
But it is a dangerous game. If tensions escalate further, a full scale crisis between East and West may be impossible to avoid.
In other developments:
  • Swiss and Austrian authorities block the assets of Viktor Yanukovych and his associates, and launch a corruption probe
  • Russian MPs propose new laws that would make it easier for Russia to incorporate parts of Ukraine
  • Amid fears of hyperinflation, Ukraine's central bank has put a 15,000 hryvnia (1,000 euro; £820) limit on daily cash withdrawals
  • The UN Security Council is set to hold private discussions on the crisis later on Friday
'Bandit coup'
"I intend to continue to struggle for the future of Ukraine, against terror and fear," Mr Yanukovych told the news conference in the southern Russian city of Rostov-on-Don.
map of crimea
"What's going on now is lawlessness, lack of authority, and terror. Decisions in parliament were taken under duress."
He apologised to the Ukrainian people for not having "enough strength to keep stability" and described his usurpers as "young, neo-fascists".
He insisted he did not "flee anywhere", explaining that his car was shot at as he left Kiev and he was forced to move around Ukraine amid fears for the safety of himself and his family.
He said he arrived in Russia "thanks to a patriotically-minded young officer" and was given refuge in Rostov by an old friend.
Speaking in Russian, Mr Yanukovych said he would return to Ukraine "as soon as there are guarantees for my security and that of my family".
But he ruled out taking part in elections planned for 25 May, describing them as "illegal".
Later Ukrainian authorities said they had started moves to have him extradited to Kiev where he is wanted on charges of mass murder.
Christian Fraser says barriers and armed men are blocking Sevastopol airport
And he said the only way out of the crisis is to implement an EU-backed compromise agreement he signed with opposition leaders last week before he was deposed.
The current turmoil in Crimea was "an absolutely natural reaction to the bandit coup that occurred in Kiev", he said, adding that he was surprised by the restraint shown by Russian President Vladimir Putin so far.
But he stressed that "military action in this situation is unacceptable" and said he wanted Crimea to remain part of Ukraine.
'Armed invasion'
Armed men took over Sevastopol and Simferopol airports in the early hours of Friday.
Acting national security chief Andriy Parubiy said the airports were back in the control of the Ukrainian authorities, but the men were now manning checkpoints on the surrounding roads.
Armed men patrol at the airport in Simferopol, Crimea on 28 February  2014. Armed men carrying Russian navy flags arrived at Simferopol airport in several trucks
Armed man at Simferopol airportThey have declined to say who they are, and are wearing no identifying insignia
Unidentified men - whom the Ukrainian interior minister says are Russian Naval troops - block a road to a military airport Belbek not far from Sevastopol Men whom Ukraine says are Russian naval troops have also blocked roads to Sevastopol airport
The protesters' camp at Independence square in central KievMeanwhile people are still reeling from the violence in Kiev, which led to the ousting of Mr Yanukovych.
Witnesses also reported seeing Russian army trucks and helicopters in and around the regional capital Simferopol and Sevastopol, where Russia's Black Sea Fleet is based.
The move on the airports prompted Ukrainian Interior Minister Arsen Avakov to accuse Russia of carrying out an "armed invasion" of Crimea.

Crimea's airports

  • Simferopol is the main international terminal, serving the regional capital
  • Sevastopol, home to Russia's Black Sea Fleet, has a Soviet-era military airport (Belbek) which was also used for civilian flights until some years ago. Ukrainian air force jets are stationed there
  • The Russian Black Sea Fleet has aircraft stationed at other air bases in Crimea (Gvardeyskaya and Kacha)
Russia denied any involvement with the takeover at the airport, but confirmed its armoured vehicles had been on the move around Crimea for "security" reasons.
On Thursday, a group of unidentified armed men entered Crimea's parliament building by force, and hoisted a Russian flag on the roof.
They were still in the building when the Crimean parliament later announced it would hold a referendum on expanding the region's autonomy from Ukraine on 25 May.
Crimea is becoming the lynchpin of a struggle between Ukraine's new leaders and those loyal to Russia, the BBC's diplomatic correspondent Bridget Kendall says.
The majority of people in Crimea are ethnic Russians, but ethnic Ukrainians loyal to Kiev and Muslim Tatars - whose animosity towards Russia stretches back to Stalin's deportations during World War Two - have formed an alliance to oppose any move back towards Moscow.

Vdes gruaja e prekur nga AH1N1

Shënohet rasti i parë që humb jetën nga virusi pandemik AH1N1 ose ndryshe gripi i derrit, në Shqipëri. 

Një grua 30-vjeçare, 13-javëshe shtatzene nga një fshat i Fierit, e prekur nga ky virus, por shoqëruar dhe nga sëmundshmëritë e tjera ka humbur jetën ne Sanatoriumin e Tiranes. Gruaja është trajtuar në reanimacion për dy ditë me rradhë, por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të komplikacioneve të rënda.

"Para dy ditësh erdhi një vajzë e re, në gjendje të rëndë, me insuficiencë respiratore akute, temperaturë të lartë, njihej si diabetikë që në moshën 9-vjeçare. Virusi kishte prekur të gjitha organet vitale. Megjithë trajtimin intensiv pacientja ndërroi jetë", thotë doktoreshë Alma Cani, shefe e reanimacionit të Sanatoriumit.

Nderkohe qe ne poliklinika dhe qendra shendetsore ka nje fluks pacientësh qe paraqiten per vizite mjekësore, deri me daten 27 shkurt ne ISHP jane derguar 433 mostra te personave te dyshuar me grip, ku vetem ne muajin shkurt jane regjistruar 245.

57 mostra kanë rezultuar me viruset e gripit, nga te cilat 31 me AH3 dhe 26 me AH1. Drejtori i Shendetit Publik Arjan Bregu deklaroi se nuk ka vend per panik nderkohe qe dha disa keshilla per t'u mbrojtur.

"Për javën që jemi në vazhdimësi, numërohen rreth 16.500 raste të infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pra rreth 5 për qind më lart, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Jemi në një situatë të qarkullimit me intensitet mesatar të gripit. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek një tjetër i shëndoshë, nëpërmjet kollitjes, teshtimës ose indirekt me prekje nëpërmjet këmbimit të duarve dhe kontakteve të tjera fizike.Virusi përhapet nga ajri nëpërmjet grimcave të ajrit, që kalojnë në grykë, hundë dhe shtohen pas një deri në katër ditësh japin shenjat e para të gripit", tha Bregu.

Nder keshillat kryesore eshte vaksinimi ndaj gripit, duke perfshire dhe disa masa higjienike si venia e dores para kur teshtijme, larja e shpeshte e duarve, evitimi i ambienteve te populluara  si dhe vecimi ne nje dhome me vete i familjarit te prekur nga gripi. Kujdes i veçante duhet treguar per femijete vegjel dhe te semuret kronike, ku viruset e gripit shkaktojne komplikacione te renda.

500 gramë tritol për Xhabaftin

500 gramë tritol për Xhabaftin
28/02/2014


Baki Xhabafti 39 vjeç, u vra nga shpërthimi i një sasie prej 500 gramë tritol, të vendosur poshtë sediljes së shoferit, masë e cila u  aktivizua me anë të një telefonate.

Ky eshte mekanizmi i perdorur serish per te kryer nje ekzekutim me anë të shpërthimit, qe perveç eliminimit te objektivit, sipas Prokurorise ka sjelle serisht perhapje te panikut ne popullate dhe ka rrezikuar edhe jeten e personave te tjere. Ky eshte konkluzioni paraprak i grupit te hetimit pas kqyrjes se vendngjarjes. Ndersa jane radhitur disa pista, ku me e rendesishmja duket se eshte pista e hakmarrjes.

Nuk ka ende prova konkrete qe do te mund te hidhnin drite mbi autoret e vrasjes. Prokuroret shprehen se autori apo autoret kane ndjekur me kujdes levizjet e Xhabaftit, i cili u vra jo shume larg baneses se tij, por prokuroret nuk dine te shpjegojne se per ku ishte duke udhetuar viktima.

Deri me tani grupi i hetimit ka mbledhur te dhena per profilin e viktimes, nje 39-vjeçar nga Selita e Tiranes, pronar i disa pikave te shitjes se pjeseve te kembimit e po ashtu pjese e fisit te Xhabafteve, qe gjate viteve te fundit jane perfshire nje sere ngjarjesh kriminale me nje tjeter fis, duke shenuar shume viktima në të dyja palët. Megjithate prokuroria thote se nga verifikimi paraprak, rezulton qe viktima nuk ka depozituar asnjehere ndonje kallëzim te mundshem.

Nderkaq edhe per zbardhjen e ngjarjes tjeter ne rrugen "Budi" ku me ane te shperthimit te telekomanduar te nje sasie tritoli mbeten te plagosur tre persona, prokuroria po vijon me pyetjen e deshmitareve dhe te te afermve te biznesmenit, Armando Ceka.

Veliaj: Kemi nevojë për profesionistë

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj gjatë një vizite në qendrën e saldimit në Vorë tha se Shqipëria ka shumë projekte të rëndësishme si TAP-i, në infrastrukturë apo ndërtimin e hidrocentraleve, ku nevojiten profesionistë.

Ne nje kohe qe shume kompani nenkontraktojne punetore te  huaj, eshte shume i rendesishme procesi i trajnimit te 300 te papuneve shqiptare.

Drejtorja Ekzekutive e Institutit të Trajnimeve ëIFI Albania, znj. Bianka Duro, tha se “ky trajnim u jep mundësinë profesionistëve shqiptarë në fushën e saldimit të përfitojnë dhe zbatojnë të njëjtën teknologji ashtu si çdo specialist kudo në Evropë”.

Austria-Kosovës: Luftoni korrupsionin

Shteti austriak përkrah fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian, por Kosova duhet të jetë më e ashpër në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si mjete garantuese për zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin europian, deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, gjatë takimeve në Prishtinë.

Ministri më i ri në moshë i Bashkimit Europian tha se integrimi i Kosovës dhe Serbisë në BE duhet të bëhet në të njëjtën periudhë kohore. Në Prishtinë, ai erdhi edhe për të nënshkruar disa grante për fushën e arsimit.

Ndërkohë, ai theksoi se papunësia në Kosovë, dhe e të rinjve kryesisht, mund të zvogëlohet vetëm atëherë kur lufta ndaj korrupsionit të jetë shumë më e fortë. Kurz theksoi se, probleme me numrin e të papunëve ka edhe BE-ja, pasi kriza ekonomike ka ndikur mjaft në këtë çështje.

“Natyrisht që ne mbështesim integimin e Kosovës në BE dhe do të ndihmojmë, që Kosova të nënshkruajë sa më shpejt MSA-në, nëse është e mundur edhe brenda presidencës së Greqisë. Por, në anën tjetër, sa më shumë që të luftohet korrupsioni, aq më e lehtë do të jetë për ju, që këtu të vijnë investitorë austriakë, pasi mbështetja e rritjes ekonomike është rruga e vetme për uljen e papunësisë”, tha Sebastian Kurz, ministër i Jashtëm i Austrisë.

Ai paralajmëroi se në të ardhmen, shteti austriak do të mbështesë Kosovën edhe me 1,9 milionë euro në fushën e reformave të sundimit të ligjit. Ndërkohë, ministri kosovar Enver Hoxhaj përmendi kushtet, që duhet të plotësojë Serbia për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, pas dialogut që po zhvillohet mes dy vendeve.

“Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat ilegale të sigurisë në veri. Duhet të ketë integrim të plotë të veriut në institucionet kosovare. Serbia duhet të njohë subjektivitetin e Kosovës dhe, së fundi, duhet të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, duke ardhur dhe te njohja reciproke”, tha Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm i Kosovës.

Ndër të tjera, Kurz paralajmëroi rritjen e numrit të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Pas vizitës së tij në Beograd, shefi i diplomacisë austriake ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, në Prishtinë.

Thursday, February 27, 2014

Atentati ndaj Cekës për borxhet

Edhe pse nuk ka asnjë të ndaluar, policia dhe Prokuroria janë të bindura se atentati i të mërkurës në Tiranë, ndaj biznesmenit Armando Ceka dhe dy të punësuarve të tij, lidhet me borxhet që ai u kishte marrë të tjerëve.

Pas dhjetëra të shoqëruarve, hetuesit përveçse po i pyesin, po grumbullojnë po ashtu informacion me marrëdhëniet që ai kishte me sipërmarrës të tjerë, veçanërisht atyre që u kishte marrë borxhe, shuma e të cilave në një rast, sipas burimeve jozyrtare shkonte deri në 800 mijë euro.

Por prokurorët po dokumentojnë edhe konfliktet më qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë denoncuar në polici më herët për shitje të dyfishta të apartamenteve, ku në Prokurorinë e Tiranës, për këto raste janë të regjistruara tre procedime penale ndaj Armando Cekës për veprën penale të mashtrimit.

Policia thotë se qytetarët kanë patur konflikte me biznesmenin, edhe për mospërfundim të investimeve, për të cilat ai u kishte marrë para disa shtetasve. Por, nuk përjashtohet edhe mosmarrëveshjet e tjera, që pritet të jenë të dokumentuara të bazë të dëshmive të marra nga të afërm të Cekës.

Prokuroria vijon të besojë se objektivi i atentatit ka qenë 33-vjeçari Ceka dhe jo dy të punësuarit e tij, Artur Sharra, që e shoqëronte si truproje dhe Julian Çela që kishte pak kohë që ishte punësuar si shofer. Ky i fundit, një i ri i diplomuar si jurist, por që për shkak se nuk po gjente punë kishte pranuar të ishte shoferi i biznesmenit Ceka.

Një ditë pas atentatit, objekti dykatësh vijon të konsiderohet vendngjarje për hetuesit, të cilët vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar me shirita të gjithë perimetrin e godinës. Banorët e rrugës "Budi" tregojnë se Armando prej kohësh kërkohej nga qytetarë të shumtë, me të cilët ai kishte probleme. Madje, ata kujdeseshin që ai të mos e parkonte makinën përpara pallateve apo lokaleve të tyre, pasi i trembeshin ndonjë atentati, sikurse edhe ndodhi.

Verbofshi del para gjykatës

Odise Verbofshi, autori i dyshuar i vrasjes dhe më pas djegies së dy të rinjve për një pazar droge, u paraqit në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë. 

Verbofshi ishte i braktisur nga familjarët dhe kërkoi falje për krimin e kryer dhe i qetë kërkoi dënimin sipas ligjeve në fuqi.

Prokurori i çështjes, Drini Pali ndërtoi dinamikën e ngjarjes ku mbetën të vrarë Shaban Babasi, 27 vjeç dhe Albert Kasalla, 32 vjeç. Sipas tij, viktimat kanë mbërritur rreth mesditës së të enjtes pranë servisit ku Verbofshi punonte me të vëllain.

Ata ishin të shoqëruar nga një person i tretë që ka qëndruar pranë servisit, derisa Babasi dhe Kasalla të mbaronin punë me Verbofshin.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, autori ka kuptuar se viktimat nuk kishin para për të marrë mallin. Debati për paratë është shoqëruar nga ekzekutimi me plumb në kokë i të dyve.

Më pas Verbofshi ka takuar shoqëruesin e dy viktimave duke i thënë se ata do të vonoheshin pak, pasi kishin takuar dajën e tij. Që nga ai moment telefoni i tyre ka rezultuar i mbyllur, ndërkohë që autori ka nxituar të hartojë planin për asgjesimin e tyre me të rënë nata.

Përmes së shoqes ai ka kërkuar ndihmë për t’i blerë karburant Gazep Pilit, i cili e ka transportuar me motoçikletë drejt makinës në pronësi të vëllait të Shaban Babasit dhe më pas është larguar.

Autori ka marrë makinën dhe është kthyer në shtëpi për të futur trupat brenda saj dhe është larguar drejt një vendi pak të banuar në ish-kënetë, ku dhe i ka vënë flakën mjetit.

Akuza deklaroi se nga hetimet rezulton se Pili nuk ka qenë në dijeni të krimit, ndaj u la i lirë me detyrim paraqitjeje. Gjyqtarja e seancës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. 

Shpërthen automjeti në Vorë, një i vdekur

Një automjet ka shpërthyer në qendër të Vorës duke shkaktuar vdekjen e një personi. 

Dyshohet se shpërthimi i makinës ka qenë i telekomanduar.

Mjeti ka qenë i parkuar kur ka shpërthyer, ndërsa viktima që ka pësuar dëmtime të shumta nga shpërthimi, ende nuk është identifikuar.

Tiranë, gjendet i pajetë një person

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga kalimtarë të rastit, tek zona e njohur si Kodrat e Liqenit, në Tiranë. 

Sipas policisë, viktima është shtetasi Lutfi Peti, i cili është vënë re në brendësi të automjetit të tij nga banorët, të cilët sapo e kanë kuptuar që burri ishte i pajetë, kanë njoftuar policinë.

Nga këqyrja paraprake policia thotë se Lutfi Peti rezulton të jetë vrarë duke u goditur në kokë me sende të forta. Nuk ka ende një pistë të saktë, pavarësisht se paraprakisht u tha se ai mund të ketë rënë viktimë e ndonjë grabitjeje.

Lutfi Peti njihet si banor i zonës, ai kishte shitur disa toka kohë më parë dhe në shkëmbim i ishin dhënë nga ndërtuesit disa apartamente. / Top Channel