Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, bimët narkotike ishin mbjellë në pesë parcela, në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur në komunën Pult.
Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Policisë së Shkodrës njoftoi se kishte bërë ndalimin e shtetasit Mhill Demaj, 57 vjeç, banues në fshatin Grunë e Re, Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë me detyrë kryeplak i
Aksioni anti-droge
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë kanabis sativa.
Ndërkohë, deri në mesditë ishin arrestuar tre persona që akuzohen se qëlluan me armë zjarri ndaj policisë në ditët e para të ndërhyrjes së saj në zonën e Dukagjinit për asgjesimin e lëndëve narkotike.
Në 7 ditë operacion në zonat e thella, policia ka gjetur dhe asgjesuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, një sasi e ngjashme kjo me atë të kultivuar në Lazarat dhe të shkatërruar nga policia.
No comments:
Post a Comment