Tuesday, March 4, 2014

Putin: S’kemi ndërhyrë në Krime

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se ende nuk është e nevojshme për të dërguar trupa ruse në Ukrainë, por ai nuk e ka përjashtuar këtë si opsion. 

“Rusia ka të drejtën të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur qytetarët e saj në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës.

Putin e cilësoi rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych në Kiev si “një grusht shteti anti-kushtetues dhe marrje ushtarake e pushtetit”. “Militantët futën vendin në kaos. Nacionalistët dhe anti-semitët ukrainas mbushën rrugët e Kievit dhe qyteteve të tjera”, tha shefi i Kremlinit.

Ai theksoi se, nëse populli rusisht-folës në lindje të Ukrainës do të kërkojë ndihmë nga Rusia, atëherë Moska do t’u përgjigjet atyre. “Në Krime, persona pro-rusë të armatosur dhe civilë kanë rrethuar bazat ushtarake ukrainase, jo ushtarët rusë”, nënvizoi Putin.

Ai u shpreh më tej se zoti Yanukovych kishte rënë dakord me kërkesat e opozitës dhe insistoi se ai është ende presidenti legjitim i Ukrainës. “Ka vetëm tre mënyra ligjore për të larguar një president: vdekja, dorëheqja personale ose dërgimi në gjyq”, deklaroi sërish Putin.

Yanukovych fluturoi në Rusi dhe shefi i Kremlinit tha gjatë konferencës për shtyp se, “Nuk mendoj se ai ka një të ardhme politike”. “Rusia e ka ndihmuar atë vetëm për arsye humanitare, sepse ndryshe do ta kishin vrarë”, theksoi Putin.

Ndërsa lidhur me samitin e grupimit G8, që është parashikuar të mbahët në Soçi, por që fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë, presidenti rus u shpreh edhe më i prerë, duke lënë të kuptohet se ky samit nuk i intereson shumë. "Askush nuk është i detyruar të vijë", tha ai.

Më herët, presidenti Vladimir Putin urdhëroi kthimin në bazat e përkohshme të forcave ruse të angazhuara në stërvitjet ushtarake të nisura më 26 shkurt, në rajonet perëndimore dhe qendrore të Federatës Ruse.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit direktivat u dhanë nga presidenti, në cilësinë e komandantit suprem, pasi u informua mbi përfundimin pozitiv të manovrave ushtarake.

Gazprom anulon uljen e tarifave për Ukrainën

Duke filluar nga muaji prill, Rusia do të anulojë uljen e çmimit të gazit që i mundësoi në dhjetor Ukrainës e që ka bërë të ulet çmimi i metanit nga 400 ne 268.5 dollarë për 1 mijë metër kub.

Lajmin e ka bërë të ditur administratori i Gazprom, Alexei Miller. Gjiganti rus i gazit ka propozuar që Kievit t'i mundësohen 2 ose 3 miliardë dollarë për blerjen e gazit.

Kompania ka nënvizuar se Ukraina i detyrohet Rusisë 1.53 miliardë dollarë për metanin dhe që për të cilin dje në Kiev deklaruan se nuk janë në gjendje të paguajnë borxhin.

SHBA pezullojnë marrëveshjet ushtarake 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha lidhjet ushtarake me Rusinë, përfshirë stërvitjet dhe takimet dypalëshe, ka njoftuar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. 

Pezullimi është vendosur pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, edhe pse Departamenti i Mbrojtjes ka interes në marrëdhëniet ushtarake me Rusinë, ka thënë Kirby. 

"Këto interesa janë për të përforcuar transparencën, për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe për të reduktuar rreziqet. Sanksionet ndaj Rusisë do të vijnë me siguri brenda javës", ka shtuar zëdhënësi. 

Rusia: Sanksionet, heqim dorë nga dollari

Më herët gjatë ditës, Moska kërcënoi Perëndimin, e në veçanti Shtetet e Bashkuara, me anti-sanksione. “Nëse SHBA do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, atëherë Moska do të detyrohet të heqë dorë nga dollari për valuta të tjera dhe të krijojë sistemin e vetë të pagesave”, deklaroi këshilltari ekonomik i Kremlinit, Serghiei Glaziev, i cituar nga agjencia “Ria Novosti”.

Por vetëm pak momente më vonë Moska u tërhequ nga kjo deklaratë. Një zyrtar i lartë i presidencës ruse tha se, deklarata përbën opinionin personal të këshilltarit Glaziev dhe jo qëndrimin e Kremlinit.

“Me siguri, Glaziev ka dhënë versionin e tij personal si akademik dhe jo si këshilltar i presidencës”, tha zyrtari sërish për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.

Tymoshenko: Lufta ndryshon botën

Ndërkohë, ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko ka dhënë për gazetaren e CNN intervistën e parë që pas lirimit nga burgu, ndodhur më 22 shkurt. Më e vendosur se kurrë, Tymoshenko ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe që të mos qëndrojnë indiferente.

“Ukraina është një hap larg luftës dhe nëse do të lihet vetëm dhe do t’i dorëzohet Rusisë, atëherë nuk do të ndryshojnë vetëm politika dhe jeta në Ukrainë, por edhe politika dhe jeta në të gjithë botën”, ka thënë Tymoshenko.  

Sunday, March 2, 2014

Lufta po afron...!!

KRIZA UKRAINASE: Tradheton admirali Denys Berezovsky, shefi i marines ukrainase. "BBC" konfirmoi se Berezovsky i eshte betuar per besnikeri qeverise satelite ruse te Krimese, duke braktisur radhet e ushtrise ukrainase. Nje goditje e rende per moralin e nje vendi qe mund te pergatitet te zhvilloje nje lufte difensive, ndersa raportimet e fundit flasin se Rusia ka nen kontroll te gjithe Krimene dhe po perforcon pozicionet e saj ne kufirin ndares midis Krimese dhe pjeses tjeter te Ukrainse. Kryeministri i Ukraines, Alexey Yatsenyuk ka bere thirrje qe te bojkotohen te gjithe urdherat e qeverise provizore te Krimese

Balle per balle

Disa të dhëna për forcën e ushtrive ruse dhe ukrainase Numri i forcave tokësore aktive Ukraina: 57 mijë Rusia: 395 mijë Forcat ajrore (personeli) Ukraina: 41 mijë Rusia: 160 mijë Flota detare (personeli) Ukraina: 15 mijë Rusia: 133 mijë Të aftë për të mbajtur armë Ukraina: 11,1 milionë banorë Rusia: 69,1 milionë banorë Tanke Ukraina: 642 Rusia: 12 500 Mjete të blinduara Ukraina: 2 065 Rusia: Mbi 16 mijë Helikopterë Ukraina: 72 Rusia: Mbi 840 Gjuajtës Ukraina: 210 Rusia: Mbi 1 800 Bombardues Ukraina: 36 Rusia: 177 Raketa (balistike) Ukraina: 716 Rusia: Mbi 5 700 Raketa me mbushje bërthamore Ukraina: 0 Rusia: Në gatishmëri 350, në rezervë mbi 10 mijë (me reze të ndryshme veprimi)

Thirrja e MPB: Tërhiqni pasaportat, në të kundërt asgjesohen

Thirrja e MPB: Tërhiqni pasaportat, në të kundërt asgjesohen
Pëlqej
 
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar përdokumente identiteti në vitin2011">2011 dhe 2012">2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për ti tërhequr ato është muaji muaji shtator, në të kundërt këtodokumente do të asgjesohen.

MB sqaron se në zbatim të kontratës konçesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike një dokument i patërhequr brenda një viti bëhet i pavlefshëm.

"Dokumentat e prodhuara nga viti 2011">2011 dhe 2012">2012 dhe të patërhequra nga përfaqësitë konsullore të Shqipërisë në Greqi (Athinë dhe Selanik), Itali (Romë dhe Milano) dhe SHBA(Nju Jork) do të asgjesohen . Dokumentat e lëshuara në vitin vitin 2011">2011 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Qershor 2014, në qendrën e Personalizimit në kompaninë Aleat sh.p.k., ndërsa ato të lëshuara në vitin 2012">2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014." thuhet në njoftimin e MPB-së.


























Rritet numri i divorceve në Tiranë, psikologët: Problem shqetësues




Në një prononcim për Ora-News, ajo shprehet se procesi i ndarjes së prindërve e vështirëson gjendjen emocionale të fëmijës, ndërsa shton që nëna ka rolin vendimtar për t’ia komunikuar atë.

Mosha më e prekur ndaj proceseve divorcuese të prindërve, thekson sociologia,Entela Binjaku është ajo 10 deri në 12 vjec, ku dhe vështirësia e pranimit të zgjidhjes së martesës është akoma dhe më e lartë.
Në një prononcim për Ora-News, ajo shprehet se procesi i ndarjes së prindërve e vështirëson gjendjen emocionale të fëmijës, ndërsa shton që nëna ka rolin vendimtar për t’ia komunikuar atë.

Mosha më e prekur ndaj proceseve divorcuese të prindërve, thekson sociologia,Entela Binjaku është ajo 10 deri në 12 vjec, ku dhe vështirësia e pranimit të zgjidhjes së martesës është akoma dhe më e lartë.
Sipas sociologes Entela Binjaku, zgjidhjet e martesave janë një problem shqetësues jo vetëm për shoqërinë pasi ato prekin drejtpërsëdrejti fëmijët, të cilët e vuajnë më shumë ndarjen e prindërve.